AKTUALITET /

Kompania “Kayo” shkresë administratorit të News 24: Materialet i keni te Rezervat e Shtetit

Veliu i ka cilësuar këto akuza si të pabazuara dhe të pavërteta, duke theksuar se të gjitha materialet ndodhen të sigurta në Rezervat e Shtetit.

Shkruar nga Versus

Kompania “Kayo”  shkresë administratorit të News 24:

Drejtuesi i shoqërisë shtetërore “KAYO”, Ardi Veliu, ka reaguar pas deklaratave të drejtuesve të televizionit News 24 dhe “Focus Media Group”, të cilët pretendojnë se materialet e gazetarëve janë fshirë dhe tjetërsuar.

Veliu i ka cilësuar këto akuza si të pabazuara dhe të pavërteta, duke theksuar se të gjitha materialet ndodhen të sigurta në Rezervat e Shtetit.

Prej katër ditësh, përfaqësues të News24 kanë ngritur shqetësimin se baza materiale e televizionit po largohet pa procesverbalë dhe po tjetërsohet, por Veliu ka garantuar publikisht se kjo nuk është e vërtetë.

''Referuar takimit të zhvilluar më datë 09.08.2025 në ambientet e ish Uzinës Traktori, premtuat se do të lironit ndërtesën në mënyrë vullnetare.

Sipas bisedës, vendimi Juaj për lirim vullnetar do të na përcillej edhe me shkresë zyrtare. Pasi Ju pritëm 48 orë dhe nuk pati asnjë reagim nga ana Juaj, ndërtesa u lirua nga forcat ushtarake, të cilat kanë në mbrojtje këtë ndërtesë.

Ju bëjmë me dije se, materialet e gjetura brenda ambienteve, pas inventarizimit u dërguan pranë Rezervave të Shtetit, me adresë Rruga Bajram Tusha, pranë ish Gjykatës së Apelit, Shkozet, Durrës.

Ju lutem të paraqiteni pranë Rezervave të Shtetit, Ju personalisht si administrator dhe i vetmi person i autorizuar, për të marrë sa më parë sendet e gjetura dhe të inventarizuara në objek'' thuhej në shkresën e Ardi Veliut drejtuar administratorit të News24, z.Erjon Kanxherit./ Versus.al

Kompania “Kayo”  shkresë administratorit të News 24:

Poll