Policia e burgjeve ka zhvilluar sërish kontrolle në qelitë e të burgosurve. Këtë herë kontrollet janë bërë në burgun e Shkodrës.
Brenda godinës 2 në ambientet e dusheve, autoritetet kanë gjetur 3 celularë të markave të ndryshme.
Në lavanderi u gjetën: 1 aparat celular Nokia dhe 1 celular Iphone së bashku me dy fisha karikimi.
“Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia për ndjekje të mëtejshme të procedurave”- njofton mes të tjerash Drejtoria e Burgjeve. Versus.al

