
Tiranë- Një 41 vjeçar i identifikuar si Saimir Allmuça është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrolleve në makinë dhe në banesë iu gjetën pistoletë dhe pushkë.
Fillimisht, ai u ndalua në Rrugën e Dibrës ku gjatë kontrollit iu gjet thikë. Ndërsa më pas iu ushtrua kontroll edhe në banesë ku iu gjet një pistoletë dhe një pushkë si dhe mucicion luftarak dhe emblema policie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al








