AKTUALITET /

Kreu 4 vjedhje brenda natës, arrestohet “tmerri” i bizneseve në Fier (VIDEO)

Rezulton se 28 vjeçari Ysen Driza kishte precedentë të mëparshëm penalë në fushën e drogës dhe vjedhjeve.

Shkruar nga Versus
Kreu 4 vjedhje brenda natës, arrestohet “tmerri” i bizneseve
Momenti i arrestimit të Ysen Drizajt

Fier- Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet si autor i dyshuar i 4 grabitjeve të kryera brenda natës në 4 biznese të ndryshme.

I riu rezulton i dënuar më parë për drogë dhe vjedhje. Pas denoncimeve të bëra nga qytetarët, policia ka rënë në gjurmën e Ysen Drizajt i cili me 19 maj arriti të thyente 4 biznese të ndryshme duke vjedhur 2 celularë dhe shuma të mëdha parash.

Pas arrestimit, po vijojnë hetimet për vjedhjet e tjera që mund të ketë kryer 28 vjeçari. Versus.al

Poll