AKTUALITET /

Kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur të mikeshës që strehoi, pranga hajdutit të bagëtive (EMRI)

38 vjeçari u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim pë vjedhjen e bagëtive, por gjatë kontrollit të celularit iu gjetën prova që tregonin se kishte ktyer marrëdhënie seksuale me një vajzë 13 vjeçare.

Shkruar nga Versus

Kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur të mikeshës

Lezhë- Një 38 vjeçar i identifikuar si Simon Gjoka është arrestuar nga policia nën akuzën e kryerjes së marrëdhënies seksuale me të mitur dhe të vjedhjes.

Gjoka ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e bagëtive në fshatin Gajush të Lezhës, ngjarje e ndodhur në javën e parë të muajit shkurt, ndërsa dyshohet se ka kryer vjedhje edhe në disa fshatra të tjera.

Por pas arrestimit të tij, policia i gjeti në celular prova që vërtetonin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën 13 vjeçare të mikeshës të tij të cilën e kishte strehuar në shtëpi.

Vijon puna për grumbullimin e provave dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprave të tjera penale, si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm, të cilët mund të kenë ndihmuar në realizimin e vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: