AKTUALITET /

Kryemadhi: SPAK e ka dërguar dosjen time për gjykim pa mbyllur hetimet se nuk kapnin dot afatet

Në gusht të këtij viti Monika Kryemadhi përmes avokatit të saj Arben Kraja i ka dërguar disa pyetje SPAK, të cilave sipas ish-deputetes i kanë kthyer përgjigjje ditën e sotme.

Shkruar nga Versus
Kryemadhi: SPAK e ka dërguar dosjen time për gjykim pa mbyllur hetimet
Monika Kryemadhi

Deputetja Monika Kryemadhi, e hetuar nga SPAK për veprat penale të “korrupsionit pasiv”, “pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “mosdeklarimit të pasurisë”,  pretendon se SPAK  e ka dërguar dosjen e saj dhe të Ilir Metës për gjykim pa mbyllur hetimet pasi nuk kapnin dot afatet.  

Në gusht të këtij viti Monika Kryemadhi përmes avokatit të saj Arben Kraja i ka dërguar disa pyetje SPAK, të cilave sipas ish-deputetes i kanë kthyer përgjigjje ditën e sotme.

Në dokumentin drejtuar prokurorëve Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, Kryemadhi, kërkonte që SPAK të verifikonte disa elemente.

Në kërkesë, ajo ngre pyetje konkrete mbi pagesat e pretenduara të lobimit në Shtetet e Bashkuara, duke kërkuar që të verifikohet nëse janë bërë transferta bankare në emër të LSI-së dhe nga cilat llogari janë kryer ato.

Po ashtu, Kryemadhi kërkonte sqarime mbi përdorimin e kartës “American Express” dhe kërkonte që të pyetet shtetasi Adrian Shatku, për të cilin, sipas saj, SPAK nuk ka bërë hetime të drejtpërdrejta.

Deputetja thekson se ka qenë gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe kërkon që hetimet të jenë “të paanshme dhe objektive”, duke pretenduar se disa fakte të rëndësishme janë lënë pa u shqyrtuar.

Kërkesa drejtuar SPAK nga ish-deputetja Monika Kryemadhi: 

Me cilesine e perfaqesuesit ligjor(avokat) te shtetases nen hetim Monika Ramazan
KRYEMADHI, ju bejme me dije si me poshte vijon:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin të Organizuar, ka regjistruar procedimin
penal Nr. 122, të vitit 2022 për veprat penale "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë
shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë" në 2 (dy) raste dhe në bashkëpunim, "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" e kryer në bashkëpunim dhe "Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të
1
personave të zgjedhur dhe punonjësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për
deklarim" tëparashikuara nga nenet 260, 25, 287/2 dhe 257/a/2 të K.Penal.

Ky procedim penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimeve të shtetasve Halit Valteri, ish -
deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe shtetasit Idajet Beqiri, me profesion avokat, ndaj shtetasit
Ilir Metaj, ish - President i Republikës së Shqipërisë, ish - Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, ish -
Ministër dhe ish - deputet në Kuvendin e Shqipërsisë, shtetases Monika KRYEMADHI,
deputete e Kuvendit të Shqipërisë, z. Vangjel Tavo, ish - deputet në Kuvendin e Shqipërsië si
dhe ndaj shtetasit Iraklsi T. Fidetzis, administrator i kompanisë Dorelita Limited.

Sipas Prokurorise se Posacme, znj. Monika KRYEMADHI në deklaratat e pasurise te dorëzuara
prane ILDKPI-se, nuk ka deklaruar asnje shpezim lidhur me kontratat e lobimit tê
vitit 2017, gjë qe perben mosdeklarim të tẻ ardhurave dhe shpenzimeve, te parashikuar si
vepër penale nga neni 257/a i Kodit Penal, nderkohe qe vete kallzuesi shprehet se kontrata e lobimit eshte lidhur midis subjektit politik LSI dhe McKeon Group.

Po ashtu Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin të Organizuar, merr te
mireqene pretendimet e kallzuesit se shtetasit Ilir Meta dhe Monika KRYEMADHI kane kryer
veprën penale te "Pastrimit të Produkteve te Vepres Penale", parashikuar nga neni 287 i K.Penal,
duke fshehur te ardhurat e perfituara nga vepra kriminale e korrupsionit dhe duke i pastruar ato
me anë te shoqerive offshore, e me pas duke marré si frut legjitim, perfitime nga kontrata lobuese nè favor te partise politike LSI...

Po ashtu rezulton se ne faqen 39 ne aktin e njoftimit te akuzes dhe perfundimit te hetimeve ne
kuader te procedimit penal nr. 55 te vitit 2019, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe
Krimin të Organizuar, sa i perket shtetases M. KRYEMADHI ka emertuar nje paragraf ndares
“MARRËDHËNIET KORRUPTIVE NË LIDHJE ME SHTETASIN ADRIAN SHATKU DHE
KOMPANINE "UNIFI Communication INC", SHPENZIMET FAMILJARE TË PAJUSTIFIKUARA,
TRANSKASIONET MONETARE PËR TË JUSTIFIKUAR BURIMIN E SHUMAVE MONETARE TË
KONSIDERUESHME PA ORIGJINË TË LIGJSHME-KORRUPTIVE, SI DHE MOSDEKLARIMI I TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE.

Lidhur me sa me siper, ne funksion te hetimit te ndermarre nga ana Juaj, duke qene qe ne krye te
heres te gatshem dhe te hapur ndaj cdo hetimi objektiv parashtrojme me poshte disa pyetje te
cilat duhet te ishin prerogative e
nje hetimi te paanshem:
A është hetuar nga prokuroria nëse janë derdhur pagesa në emër të LSI në llogarinë e
GSIS nga cila llogari bankare janë paguar dhe cila është fatura për të cilat pretendohet që është paguar pasi në fashikuj janë faturat e lëshuara nga GSIS por jo mandate të paguara në bankë

A eshte vertetuar nga prokuroria nëse ka ndonjë kërkesë zyrtare nga Monika KRYEMADHI të firmosur prej saj drejtuar Amerikan Exspress AMEХ?

2Nëse po.... kush është personi që e ka tërhequr dhe ka firmosur për marrjen në
dorezim?
A është pyetur shtetasi Adrian Shatku për pretendimet e SPAK dhe a i është kërkuar
autoriteteve Amerikane të pyetet sic janë pyetur 3 kompanite e tjera Amerikane apo
mjekët në spitalin ku është operuar znj. M. KRYEMADHI dhe vajza e saj?

Duke vleresuar se rrethanat e lidhura me pyetjet e sipercituara nuk jane hetuar nga organi procedurial i hetimit kerkojme nga ana Juaj te kryehen veprime hetimore shtetse per ti dhene pergjigje specifike fakteve objekt kerkese.

Duke ju falenderuar!
KERKUESI
Monika KRYEMADHI
Perfaqesuar nga av. Redi LLANAJ/Versus.al

Poll