AKTUALITET /

Prova të reja për Metën, shtyhet seanca! Cakrani: Afati ka mbaruar, por SPAK vijon me hetimet! Irena Gjoka, e paaftë

Seanca paraprake ndaj Metës u shty për datën 11 nëntor.

Shkruar nga Versus
Prova të reja për Metën, shtyhet seanca! Cakrani: Afati ka
Kujtim Cakrani, avokat i Ilir Metës

Seanca paraprake ku pritej të vendosej nëse do ta kalohej për gjykim dosja e Ilir Metës, është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit të Monika Kryemadhit. Seanca e radhës pritet të mbahet më 11 nëntor.

Në dalje të Gjykatës së Posaçme, avokati i Metës, Kujtim Cakrani ka shprehur indinjatën e tij mbi procesin pasi tha se pavarësisht faktit që SPAK ka njoftuar mbylljen e hetimeve dhe dërgimin e dosjes në GJKKO, sot janë paraqitur prova të reja ndaj ish-presidentit.

“Kjo ka krijuar tension në sallë pasi kemi kërkuar llogari përse organi i akuzës vijon hetimet edhe pse dosja është dërguar në gjykatë. Kemi patur sot një debat me gjyqtaren Irena Gjoka. Tani do fillojmë betejën me gjyqtaren sepse ka marrë edhe një vendim të paprecedentë duke pezulluar afatet e paraburgimit për Metën ndërkohë që unë isha aty dhe kërkoja të vijonte seanca. Irena Gjoka nuk është e aftë, kërkojmë largimin urgjent të kësaj gjyqtare që ka kompromentuar të gjithë procesin”- tha Cakrani.

Sipas tij, do të ketë një konsultim me Metën lidhur me qëndrimin që do të mbajnë mbi gjyqtaren e posaçme, Irena Gjoka për të cilën edhe Berisha ka patur ankesa.

“Nuk është problem çfarë vjen nga SHBA nuk jemi të shqetësuar për këtë. Do flas me Metën sepse nuk është i pranishëm dhe do mbajmë qëndrimin tonë për Irena Gjokën sepse kjo vazhdon akoma, unë prezent aty ajo pezullon afatet e paraburgimit pse mungon avokati i një të pandehuri tjetër”- shtoi avokati.

Ilir Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA për ish-LSI. Të pandehur janë edhe Monika Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho. Versus.al

Poll