Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh nga orët e mesditës fillimisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht në veri.
Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, në zonën e veriperëndimit reshjet parashikohen me intensitet mesatar shoqëruar nga shkarkesa elektrike.
Nga orët e mesditës reshjet humbasin intensitet në veri ndërsa në qendër e jug reshje shiu me intensitet deri mesatar më pas ndërprerje graduale e reshjeve të shiut nga orët e pasdites e më pas.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.







