AKTUALITET /

Kumbari i natës / U vra në Athinë, kush është mafiozi shqiptar Irakli Davella

Ai rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

Shkruar nga Versus

Kumbari i natës / U vra në Athinë, kush është mafiozi

Irakli Davella, viktima e sotëm e atentatit në Athinë konsiderohet një personazh i njohur për autoritetet ligjzbatusee greke pasi rezulton të jetë si person i dyshuar si i lidhur prej vitesh me botën e krimit në Greqi.

Ai rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

Kumbari i natës / U vra në Athinë, kush është mafiozi
Vendi i vrasjes se Davelles

Në qershor të 2018 një nga “kumbarët e natës” më të njohur, Manolis Karagiannis, është qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur, teksa ndodhej në kryqëzimin e rrugëve Aiantos dhe Naiadon. 

Karagiannis u transportuar me ambulancë në spital, ku pavarësisht betejës që ka bërë për të mbajtur në jetë, në fund nuk ia ka dalë.

Në 2018 Athina u përfshi në një luftë mes "kumbarëve të natës", behej fjalë për një larje hesapesh që kishin nisur prej disa muajsh në 2018 dhe që kulmuan me vrasjen e Vassilis Stefanakos në Haidari.

Shqiptari Irakli Davella sipas mediave greke dyshohet se ishte pjesë e grupit kriminal që Karagiani kishte krijuar me (tashmë të vrarët) Vassilis Grivas, Giorgos Litsa.

Në muajit prill 2018 u vra me të paktën 10-15 plumba kallashnikovi, krimineli 45- vjeçar Giorgos Litsas. 45-vjeçari, i cili ishte duke hipur në makinën e tij, u qëllua nga të paktën një sulmues i cili ishte këmbësor dhe i cili nxitoi të zhdukej.

Rivaliteti me skuadrën e Panagiotis Vlastos ishte i madh, edhe nëse disa thonë se ndonjëherë kishin bashkëpunuar për interesin e përbashkët...

Hetuesit në 2028 besonin se një fazë e re e "pastrimit" është duke u zhvilluar në botën e jetës së natës pas vrasjes së B. Grivas, por edhe të biznesmenit Vasilis Stefanakos.

 

Poll