Gilmando Dani i ekzekutuar sot pranë aeroportit të Rinasit sapo kishte nga ardhur nga Barcelona teksa udhëtonte me një automjet tip ‘Benz’ në pronësi të Elvis Kosovës i njohur si ‘Visi i garave’.
Ai shoqërohej nga Muçi Shaljani (Sheqeri).
Po kush është Gilmando Dani?
Emri i tij është i njohur për Policinë dhe Drejtësinë, pasi ka një skedë të mbushur me një seri ngjarjesh, duke nisur nga viti 2005, teksa është i profilizuar edhe si miku i Emiljano Shullazit, kreut të grupit ku bënte pjesë.
Rezulton se pas disa kërkesave të refuzuara për lirim me kusht që prej vitit 2022, pas transferimit në Burgun e Rrogozhinës, ndërsa qëndroi në izolimin e sigurisë “41 biss” për një kohë të gjatë, ai kërkoi lirimin. Dhe kjo liri erdhi më 6 tetor 2024.
Ai ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata e Posaçme e Apelit Tiranë. Më herët ishte arrestuar edhe në 2005 dhe 2012 si pjesë e ngjarjeve kriminale, kryesisht trafiqe, plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Më 2005 Dani u lidh edhe me disa krime në Itali, por më pas u lirua bashkë me të tjerët.
Por ishte liruar më pas deri në arrestimin një dekadë më parë për gjobëvënien ndaj një biznesmeni.
Më 2022 ai ka paraqitur kërkesën për të përfituar lirimin me kusht. Kërkesa është depozituar në Gjykatën e Kavajës, ku Dani pretendon të lirohej me kusht, pasi sipas pretendimeve të tij ka vuajtur 2/3 e dënimit me burg. Por i janë refuzuar disa kërkesa, derisa një vit më parë është liruar.
Sipas gjykatës, Gilmando Dani, së bashku me Emiljano Shullazin, Endrit Zelën dhe Edrit Qyqen, kërcënuan dhe gjobitën biznesmenin, Ylvi Beqja duke i marrë 5 herë çeqe bankare dhe 20 për qind të ish-hotel “Vollga” në Durrës. Dani akuzohej për veprat penale: “shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marrje e pasurisë” kryer në formën e “grupit të Strukturuar kriminal”./Versus.al

