
E bija e 65 vjeçarit, i cili u masakrua nga kushëriri i tij, 32 vjeçar Hazbi Velsula e revoltuar ka deklaruar se nuk e fal kurrë gjakun e babait të saj. Në një intervistë për News24, ajo është shprehur se 32 vjeçari nuk vuan nga depresioni por erdhi enkas nga Tirana për ta vrarë.
“Ai nuk është në depresion. Ka ardhur me vetëdije, ka ardhur i përgatitur nga Tirana. Im atë ishte duke kullotur bagëtitë. Ne nuk e falim kurrë gjakun, të dënohet me burgim të përjetshëm ose ne do t’i shkojmë kësaj gjejë deri në fund. Nuk e falim gjakun. Ka ardhur nga Tirana i përgatitur për këtë punë. E ka tërhequr zvarrë, e ka lënë shuk aty dhe ka ikur”, është shprehur e bija e viktimës.
Ndërkohë bashkëshortja e viktimës ka treguar dhe momentin kur ajo mori vesh lajmin.
“Kishte ikur në mëngjes të çonte bagëtitë, u kthye hëngri bukë dhe mori kalin të ikte për dru.
Më erdhi një djalë më tha kanë vrarë Selimin. I thash jo sepse ai është me lopë, kush e vrau aty në mes të livadhit. Nuk ka pasur asnjë konflikt”, është shprehur bashkëshortja e viktimës.
62 vjeçari, Selim Velsula, u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshmë në Xibër të Klosit. Pas kyqrjes së trupit, u konstatua se I moshuari ishte vrarë më thikë.
Sipas policisë viktima në fillim është konfliktuar fizikisht me autorin për shkaqe të dobëta. Pas kësaj, i riu e ka goditur disa herë me thikë duke e lënë të vdekur në vend./Versus.al







