AKTUALITET /

Kushtetuesja zbardh vendimin për përgjimet e SkyEcc: Të ligjshme! U përcollën nga autoritetet franceze

Shkruar nga Versus

Kushtetuesja zbardh vendimin për përgjimet e SkyEcc: Të ligjshme!

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin me atë të të cilit u rrëzua kërkesa e bërë nga biznesmeni i arrestuar i “Metamorfozës”, Pëllumb Gjoka lidhur me përgjimet e Sky ECC.

Në vendim thuhet se provat e siguruara nga përgjimet janë tërësisht të ligjshme dhe përcjellja e këtyre përgjimeve nga autoritetet franceze tek ato shqiptare, është në përputhje me Konventën e Europës.

"Komunikimet e kryera në aplikacionin Sky ECC u janë përcjellë autoriteteve shqiptare nga autoritetet gjyqësore franceze përmes letërporosisë në bazë të parashikimeve të KPP-së dhe të Konventës së Këshillit të Evropës “Për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën penale”. Autoritetet gjyqësore franceze kanë vepruar në ekzekutim të letërporosisë së dërguar nga autoritetet e drejtësisë shqiptare, për transmetimin e të dhënave nga përgjime të marra prej Gjykatës së Parisit, në përputhje me nenin 3 të Konventës së Këshillit të Evropës, në bazë të së cilit parashikohet parimi i përgjithshëm i prezumimit të ligjshmërisë së marrjes se tyre nga autoritetet gjyqësore të një shteti anëtar të Konventës për ndihmë juridike në fushën penale”- parashtron Kushtetuesja.

Më tej, theksohet se komunikimet në Sky Ecc janë përcjellë nga autoritetet franceze në përputhje me parimin e besimit reciprok në marrëdhëniet mes autoriteteve gjyqësore të huaja.

Gjithashtu edhe arrestimi i Pëllumb Gjokës në kuadër të operacionit “Metamorfoza” vlerësohet i ligjshëm duke argumentuar se ka pasur të dhëna të mjaftueshme për të krijuar dyshimet e arsyeshme për kufizimin e lirisë së tij. Versus.al

 

Dokumenta bashkëngjitur

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: