
Në dëshminë e dhënë para trupës gjykuese, Artan Tafani anëtari i penduar i bandës së Laert Haxhiut ka rrëfyer pagesën e parë për një ngjarje kriminale që kishte qenë “provë’ për të.
Bëhet fjalë për një shpërthim me tritol në Lushnjë, ku sasinë e lëndës plasëse ia kishte dhënë Saimir Krasniqi për ta përdorur në një ngjarje tjetër që nuk ishte realizuar.
Artan Tafani: Kam qenë gjithë kohës nën presion. Ramë dakort për vendosjen e tritolit. Unë se pyeta për shpërblimin. Ai s’më thotë unë se hapa si muhabet. Më jep 100 euro ky, 20 ishin, më jep dhe 100 tjera, ti kesh për shpenzime rruge më tha. Të dalin tha, po i them më dalin. Kisha marrë makinë me qera, ika për Lushnje, bëra dhe planin si do e vendosja tritolin. Vajta vura tritolin dhe u largova. 100 gram tritol e kisha vetë, ma kishte dhënë një çun, Saimir Krasniqi nga fshatrat e Lushnjes. Ka qenë burg, ka qenë vëllai i nuses sime në burg dhe janë njohur aty, përmes kunatit tim jam njohur me të. Ai njihej me Laertin dhe Klajdin. Tritolin e kisha marrë para përfshirjes me Laertin. Tritolin e kisha marrë për rast tjetër. E kisha hedhur te ca lule të vjehrra. Ajo ngjarje nuk u bë dhe ngeli aty. Kur i tregoi Laertit se e kam këtë, ku e ke tha merr atë që ke dhe vëre. Si duket kjo ishte prova nëse bëj unë apo sbëj për këtë punë. E vendosa lëndën e ndeza dhe ika. E dëgjova shpërthimin kur largohesha. Nuk pashë çfarë dëmi bëri lënda eksplozive. E vura te dera e një pallati 5 katësh. Tek dera e shpisë në kat të 1. Ika në këmbë nga shpia nga shinat e trenit poshtë, edhe ikja andej ndodhi e kishte planifikuar Laerti. Kam qenë i vetëm. Më pajisi me chat email, 600 euro për 6 muaj, komunikonim me atë e kishte dhe një vetë. Objektivi s’ishte të dëmtonim njeri por të bënte presion, por të kthente shumë parash nga lënda narkotike që kishte marrë. Ça pamë në lajme, folëm i thashë e vura, plasi, mbarova gjithçka në rregull. Ika në shtëpinë e vjehrrës. S’kam takuar njeri atë natë, ishte 2 e mëngjesit kur e kam vënë.
Por gjatë seancës ka patur edhe tensione në sallë pasi Artan Tafani nuk identifikonte dot në kafaz Bledar Berberin, të cilin gjithashtu e akuzon si pjesë të grupit kriminal.
“Pas kësaj ngjarje, kam takuar Laertin, në Korçë, mas ca ditësh. Mbaroi ajo, e vure si e vure iku. Në dalje të Pogradecit pas disa ditësh, kam takuar Laertin, Bledar Berberin. Nuk e identifikoj dot të pranishëm këtu në sallë”- shtoi Tafani. Versus.al







