AKTUALITET /

"Më dhanë 500 euro për respekt", Tafani zbulon njohjen me Laert Haxhiun: U zverdha! Më mori me një benz të zi

Sipas Tafanit, njohja me Laert Haxhiun ka qenë pasi doli nga burgu dhe shkak ishte bërë situata e keqe ekonomike në të cilën ndodhej.

Shkruar nga Versus
"Më dhanë 500 euro për respekt", Tafani zbulon njohjen
Laert Haxhiu, Artan Tafani

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë brenda grupit të të dënuarit me burg të përjetshëm, Laert Haxhiu, ka folur mbi takimin e parë që pati me të.

Ai tha se në momentin që kishte qenë në situatë të keqe për para dhe kishte kërkuar lekë borxh  tek Saimir Taullau dhe më pas nga ky i fundit kishte nisur lidhja me të njohur të Laert Haxhiut të cilin e kishte takuar në Elbasan ku e kishte marrë me një benz pa e ditur se kush ishte.

Tafani tregoi në GJKKO se në momentin kur e kishte marrë vesh se me kë ishte në tavolinë, ishte trembur dhe ishte futur në dyshime mbi praninë e tij aty. Fillimisht ai tha se një ditë pasi kishin qëndruar në Dajt, Lulzim Arapi i kishte dhënë 500 euro “për ta respektuar” dhe më pas Klajdi Taullau i kishte dhënë edhe 500 të tjera para se të niste aktivitetin kriminal

Dëshmia e Artan Tafanit:

"Ka qenë rastësi që takova Lulzimin, kam shkuar te Saimir Taullau për të kërkuar lekë borxh. Laert Haxhiun se njihja e kisha dëgjuar si Lushnjar, të vëllain po. Me Lulzimin fola, i thash kam dalë me leje, binte shi, isha në këmbë, asgjë nuk diskutohem. Më thotë po rrij nga Tirana. Më shoqëroi deri afër shpisë. Pastaj më çoi fjalë, përmes Klajdi Taullaut. E takova me Klajdin. Ky më pret kur merrja djalin nga kopshti. Më thotë të do Lulzimi nga Tirana, i duhesh. Më thotë mos përdor drogë, jo i them. I them më komuniko sa më shpejt, sepse kisha nevojë për lekë. Komunikojmë dhe takohemi pas 3 ditësh. U nisëm për Tiranë me Klajdin, s’dija me kë tjetër do takoja Lulzimin. Klajdi është nipi i Saimir Taullait. I kanë varur xhaxhain në Lushnje. Klajdi ka qenë shok i ngusht me Laertin, Saimiri i futi në këto rrugë këta. Shkojmë te Palmanova. Me dikë komunikonte Klajdi. Ikim për Elbasan, sa kalojmë autostradën në këmbë, vjen një benz i zi. Ikëm shpejt mos na shihte njeri. Ikëm nga Elbasani për Tiranë. E lamë makinën, ata vinin nga Kprça. Laerti ishte në timon, Lulzim në vend të parë, Romaçka në sediljen e pasme. Vetëm Lulzimin e Klajdin njihja. Laertin e kisha parë në televizor, kishte kapele në kokë. Ikëm për në Dajt. Mendova se Laerti është ndonjë i njohur i Lulzimit që merret me mall. Në dajt ulemi në një restorant, më thotë Laerti dalim pak jashtë. Më njeh më thotë? I them mos të kam parë burg, jo më thotë. Ngre kapelën ngjante me vëllain. Ore si smë njeh mua. E kapa pastaj filmin. Jam filani ore më tha. Ndejtëm në Dajt atë natë, 5 veta. Kemi folur aty, Klajdi u kthye për Lushnje. Lulzimi e shoqëron deri te makina. Unë u tremba mendova pse më morën këta tani, kur pash Laertin u tremva aq shumë, veç dridhesha, u preva, isha i zverdhur, për ça ndodhesha këtu. Nuk ma përcaktoi qartë, pak a shumë me mallë më tha do merresha, për vrasje as se kisha kaluar nëpër mend. Ça ke nevojë më thotë, më merr Klajdi në telefon, thotë merri 1000 euro, jo i them unë ç’1000 euro, do më shumë më thotë, jo re janë shumë 1000 euro. Të nesërmën ikëm nga hoteli, erdhi Klajdi në Tiranë, këta ikën në Korçë, Laerti, Ligori. Lulzimi erdhi me ne, me mua e Klajdin në Lushnje. Më dha 500 euro Lulzimi gjatë rrugës të dy dhe Klajdi. Për të më respektuar. 500 të tjera mi dha pas nja 2-3 ditësh të tjera. Komunikoja me Lulzim Arapin, s’kisha kontakt direkt me Laertin. Takoj Laertin me Ligorin në dalje të Elbasanit. Parkoj makinën, më marrin ata për Korçë. Rrimë një natë aty….."

Për dosjen e grupit kriminal të Laert Haxhiut, SPAK ka marrë të pandehur 8 persona. Pasi u arrestua si autor i grabitjes së një pike këmbimi valutor në Tiranë, Tafani vendosi të fliste dhe të rrëfente 17 episode kriminale ku ishte përfshirë grupi i drejtuar nga Laert Haxhiu. Ky i fundit akuzohet për masakrën e Lushnjës me 2 të vrarë dhe për një sërë vrasjesh të tjera. Avokati i Haxhiut i bëri rekurs çështjes në gjykatën e Lartë duke paralajmëruar se cënohet siguria kombëtare dhe se mund të hapet një sagë vrasjesh. Versus.al

Poll