AKTUALITET /

Krim në qendër të Shkodrës! Turisti amerikan vret bashkëshorten, më pas godet veten

60 vjeçarja ndërroi jetë në vend, ndërsa autori ka marrë dëmtime në duar dhe aktualisht po trajtohet në spitalin e Shkodrës.

Shkruar nga Versus
Krim në qendër të Shkodrës! Turisti amerikan vret
Foto pranë zonës ku ndodhi ngjarja në "Gjuhadol"

Shkodër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme pranë zonës së pedonales së qytetit, ku një turist amerikan ka vrarë gruan e tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 në një banesë të marrë me qira nga çifti i turistëve të huaj në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”.

Dyshohet se amerikani ka qenë në gjendje të dehur kur ka goditur me thikë bashkëjetuesen S.S e cila mbeti e vdekur në vend. Vetë autori ka marrë dëmtime të lehta në duar, pasi mund të ketë goditur veten.

Aktualisht është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: