Pas publikimit të videos ku blogerja Genta Gjalpi akuzohet se është sjellë në mënyrë të ashpër ndaj vajzës të mitur të bashkëshortit të saj, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin në gjendje të lirë ndaj blogeres.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. Gj., 35 vjeçe, pasi në një video të publikuar në një portal, duket se kryen veprime të dhunshme, kundrejt vajzës së mitur të bashkëjetuesit të saj. Po kryhen veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti,”- njofton Policia./Versus.al








