
I kërkuar prej dy dekadash nga drejtësia shqiptare nën masa të rrepta sigurie Florenc Çapja ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Çapja mbërriti në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 17.00 të kësaj të premte.
Njoftimi i Policisë:
Ekstradohet nga Dubai, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
44-vjeçari, i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve, me partnerët e Policisë së Shtetit, nëpërmjet strukturave të INTERPOL-it, në kuadër të fazës së radhës të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua me sukses arrestimi për herë të dytë në Dubai dhe ekstradimi në Shqipëri, i të shumëkërkuarit ndërkombëtarisht, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit F. Ç., 44 vjeç, të lindur në Elbasan.
44-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga GjKKO-ja, në vitin 2022, për veprën penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe nga Gjykata e Elbasanit, në vitin 2021, për veprat penale ”Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ekstradimi i shtetasit të shumëkërkuar F. Ç., dëshmi e bashkëpunimit shumë të mirë të Policisë së Shtetitme partnerët ndërkombëtarë.
Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar, për vijimin e operacioneve policore me objektiv lokalizimin, kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Po kush është Florenc Çapja?
Florenc Çapja është nipi i Ardian Çapjas dhe njihet si kundërshtar i të shumëkërkuarit Suel Çela në Elbasan.
Ai gjithashtu akuzohet si porositës i atentatit të dështuar ndaj ish-policit Fadil Mema në 2006-ën si dhe për planifikimin e vrasjes së parealizuar të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini.
Gjithashtu akuzohet si porositës i atentatit të dështuar ndaj ish-policit Fadil Mema në 2006-ën si dhe për planifikimin e vrasjes së parealizuar të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini.
Ish-shefi i Rrugores së Elbasanit, Fadil Mema arriti t’i shpëtonte atentatit , por mbeti i plagosur me armë zjarri. Më pas u vra në Torino të Italisë në 2015-ën teksa shpërndante gazeta. Si porositës dyshohen fisi Çapja, por nuk ka prova direkte ndaj tyre.
Ndërkohë, emri i Florenc Çapjas përmendet edhe në dosjen “Plumbi i Artë’ pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani i cili shprehej se kishte marrë porosi prej tij për të kryer vrasje. Në përgjimet e zbardhura në SkyEcc pas goditjes së organizatës kriminale të Suel Çelës, u zbulua sesi ky i fundit planifikonte vrasjen me sniper të Ardian Çapjas, atentat që mbeti në tentativë.
Aktualisht Ardjan Çapja ndodhet në burg ku po vuan dënimin e përjetshëm. Shteti ka konfisktuar disa pasuri të Florenc Çapjas, konkretisht 4 banesa dhe 1 aktivitet tregtar me sipërfaqe 4710 m2, të ndodhura në Elbasan dhe në Pogradec./Versus.al








