AKTUALITET /

“S’jam unë shënjestra”, tritoli në mjetin e mjekes rihap arkivat! Si u strehua te “Amavita” vrasësi i dy biznesmenëve

Shkruar nga Versus
“S’jam unë shënjestra”, tritoli në mjetin e
Eduart Lamaj, i dënuar me burgim të përjetshëm

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, një shpërthim i fortë tritoli u dëgjua në parkingun e spitalit “Amavita” në Tiranë. Verifikimet e grupit hetimor, konstatuan se lënda plasëse ishte vendosur në gomën e makinës në pronësi të mjekes Matilda Kaja.

Kjo e fundit u mor në pyetje nga policia për të dhënë detaje të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e identitetit të autorit. Por mjekja ka deklaruar se ajo nuk është shënjestra dhe se qëllimi i autorit/ëve mund të ketë qenë spitali privat ku ajo punon.

Teksa hetohen pista të ndryshme, historiku i pacientëve të këtij spitali na çon mbrapa në vitin 2020 kur në këtë spital privat, u strehuan dhe mjekuan autorët e ngjarjes kriminale të ndodhur në muajin maj të atij viti në Laç ku u vranë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, miq të biznesmenit të zhdukur Ervis Martinaj.

Eduart Lamaj, njëri prej ekzekutorëve u mjekua në spitalin “Amavita” ku u dërgua nga familjarët e tij. Ndjekja e familjarëve të tij, zbuloi edhe skemën ilegale ku ishin përfshirë mjekët e spitalit privat. Dy prej tyre, mjekët Viktor Marku dhe Besim Lamaj u arrestuan pasi kishin marrë 10 mijë euro për kryerjen e operacionit në këmbë në mënyrë ilegale.

Asokohe u arrestua edhe pronari i spitalit, Agim Karaj, ish-shefi i Onkologjikut që u akuzua për shpërdorim detyre, por më pas gjykata e Apelit e la të lirë. Ndërsa Eduart Lamaj u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2023.

Policia po kryen verifikimet e nevojshme për të zbuluar nëse shpërthimi në makinën e mjekes lidhet me këtë ngjarje të ndodhur 5 vite më parë, apo është konflikt tjetër. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: