
Një aksident i rëndë detar është regjistruar pasditen e sotme në Gjirin e Ksamilit, ku një mjet lundrues është përplasur me një skaf të Policisë Kufitare.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe dyshohet se si pasojë një person ka humbur jetën. Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka konfirmim zyrtar për viktimën apo rrethanat e plota të ngjarjes.
Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekipet e emergjencës, të cilat po kryejnë veprimet e para hetimore dhe po asistojnë personat e përfshirë.
Burime paraprake bëjnë me dije se dy persona janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës. Dyshohet se njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa gjendja e personit tjetër mbetet ende nën verifikim.Versus.al

