AKTUALITET /

Lajmi i pasaktë i shpërndarë në media, biznesmeni Dionis Teqja asnjë problem me drejtësinë

Ndaj Dionis Teqjas nuk ka asnjë hetim për çështje penale, procesi ndaj tij është civil dhe gjykata nuk e ka shpallur në kërkim siç u publikua në media në dhjetor të vitit të kaluar.

Shkruar nga Versus
Lajmi i pasaktë i shpërndarë në media, biznesmeni Dionis
Dionis Teqja

Javë më parë një lajm për shpalljen në kërkim të Dionis Teqjas, pronarit të qendrës “Megatek” u shpërnda në media. Artikujt e publikuar flisnin për një padi të ngritur nga ortaku i tij duke i shtuar edhe faktin se gjykata nuk po kontaktonte dot Teqjan.

Pas reagimit të avokatit të tij i cili sqaroi se një lajm i tillë është i pavërtetë dhe dashakeq si dhe pas verifikimeve të kryera për rastin, Versus.al mëson se nuk bëhet fjalë për shpallje në kërkim apo ndonjë shkelje të kryer nga Dionis Teqja, por një njoftim procedurial i zakonshëm.

Më herët Versus.al publikoi edhe pretendimet e avokatit të tij Erind Troka i cili deklaronte se klienti i tij nuk ishte shpallur në kërkim dhe se nuk bëhej fjalë për hetim penal, por çështje civile. Si rrjedhojë publikimi i këtij artikulli lidhet me korrigjimin mbi lajmin e shpërndarë në media javë më parë për të sqaruar se Teqja nuk është shpallur në kërkim nga gjykata. Versus.al

Poll