AKTUALITET /

Lejoi hapjen e 2 rrugëve në pyll, SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës: 277 mln lekë dëm

Për gjykim është dërguar edhe zv.kryebashkiaku i Tropojës, Abedin Kërrnaja. Ndaj tij dhe kryebashkiakut Rexhë Byberi rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, kryer më shumë se një herë.

Shkruar nga Versus

Lejoi hapjen e 2 rrugëve në pyll, SPAK çon për gjykim

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për të cilën ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Tropojës Rexhë Byberi dhe zëvendësin e tij Abedin Kërrnajën.

Të dy akuzohen për shpërdorim detyre më shumë se në një rast. Byberi dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave gjatë procesit për hapjen e dy rrugëve në një zonë të pyllëzuar duke shkaktuar 2.8 mln euro dëm ekonomik.

“Rezulton se hapja e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak është bërë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi duke sjellë një dëm prej 277. 611.520 (dyqind e shtatëdhjetë e shtatëmilion e gjashtëqind e njëmbëdhjetëmijë e pesëqind e njëzet) Lekë”- përcjell SPAK.

Kërrnaja akuzohet si bashkëpunëtor pasi ka firmosur për këto veprime antiligjore të miratuara në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tropojës.

Prej më shumë se 5 muajsh Rexhë Byberi është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa bashkia po drejtohet nga Zyra Islamaj e cila u zgjodh kryetare e komanduar. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: