AKTUALITET /

Lezha në "terr", mijëra banorë pa energji elektrike prej së enjtes

Shkruar nga Versus

Lezha në "terr", mijëra banorë pa energji elektrike

Lezhë- Që prej orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, mijëra banorë të qarkut kanë mbetur pa energji elektrike.

Situata ka gjetur të papargatitur familjarë, biznese dhe institucione të cilat nuk ishin njoftuar për një ndërprerje të tillë të energjisë elektrike. OSHEE kishte lajmëruar se energjia do të kthehet në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm, por ende i gjithë qyteti është në errësirë.

Mësohet se po vijon puna për ndryshimin e transformatorëve në nënstacionin elektrik dhe sapo kjo gjë të ndodhë, do të mundësohet rikthimi i energjisë elektrike. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: