AKTUALITET /

“Makthi” i futbollistëve në Angli, dënohet i riu shqiptar që grabiti 1.1 mln paund në shtëpitë e lojtarëve

Me 11 vite e tre muaj burg është dënuar Emiliano Krosi i cili akuzohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë grabitur shtëpitë e disa futbollistëve.

Shkruar nga Versus
“Makthi” i futbollistëve në Angli, dënohet i riu
Foto: Në mes shqiptari Emiliano Krosi, anash 'viktimat' e tij futbollistë

Britani e Madhe- Një 24 vjeçar shqiptar është dënuar me 11 vite burg për disa vjedhje të cilat ai dhe disa grabitës të tjerë kanë kryer në shtëpitë e disa prej futbollistëve që luajnë në skuadrat e Premier Ligës.

Bëhet fjalë të riun Emiljano Krosi i cili së bashku me grupin e tij të grabitësve gjatë periudhës mes tetorit të vitit 2022 dhe marsit të vitit 2023 kryen vjedhje në shtëpitë e futbollistëve duke grabitur sende me vlerë deri në 1.1 milionë paund, shkruajnë mediat angleze.

Krosi kishte një listë kontrolli specifike për shtëpitë që ai synonte, dhe përdorte “shenja të caktuara” për vendndodhjet e shtëpive që ai kishte vjedhur tashmë. Pre e tij ra edhe shtëpia e Rahem Sterling në dhjetor të vitit 2022 gjatë kohës që lojtari ndodhej në turne në Angli.

“Viktima” të tjera të Krosit janë edhe futbollisti i Chelseat, Marc Cucurella dhe ish-futbollisti i Crystal Palacet, Scott Dann. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: