
Prej rreth 2 muajsh, banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë vijojnë rezistencën kundër asaj që e quajnë rrëmbim i pronave nga biznesmeni Bashkim Ulaj i cili planifikon të ndërtojë në atë zonë një resort luksoz.
Edhe sot, forca të shumta policie u përplasën me banorët të cilët si çdo ditë shkuan në zonë për të mos lejuar vijimin e punimeve deri në shprehjen e institucioneve të drejtësisë. Javë më parë, gjykata e Shkodrës njohu njërën prej familjeve bashkëpronare të truallit, por pavarësisht kësaj fadromat e firmës “Gener 2” vijojnë punën.
"Është toka jonë, s'lejojmë të na e marrin. Malësorët e mbrojnë tokën me gjak", shprehen ata.
Ndërsa pretendojnë se janë ofenduar nga uniformat blu, disa prej banorëve janë shoqëruar në polici në mënyrë të dhunshme. Versus.al


