AKTUALITET /

“Mallkimi” i familjes pogradecari sot humbi jetën 55-vjeçari, 25 vite më parë iu vra edhe i ati në të njëjtin vend

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:45, në fshatin Mëmëlisht ku 29 vjeçari me inicialet D.J përplasi 55 vjeçarin, këmbësor, Ilir Mimimin i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shkruar nga Versus

“Mallkimi” i familjes pogradecari sot humbi jetën

Një 55 vjeçar ndërroi jetë ditën e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:45, në fshatin Mëmëlisht ku 29 vjeçari me inicialet D.J përplasi 55 vjeçarin, këmbësor, Ilir Mimimin i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

"Pogradec/ Përplasi me automjet një 55-vjeçar dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, indetifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi D. J., 29 vjeç. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 18:45, në fshatin Mëmëlisht, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasin I. M., 55 vjeç, këmbësor, i cila si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë. Vijon puna për kapjen e 29 vjeçarit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,"- njoftoi sot Policia.

Ndërkohë burime për media bëjnë me dije se 25 vite më parë, edhe babai i 55-vjeçarit është përplasur për vdekje në të njëjtin vend, po ashtu nga një makinë./Versus.al

 

Poll