Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë “bilancin” e javës së parë të aplikimeve të diasporës. Sipas të dhënave, rreth 30 mijë shqiptarë duan të votojnë nga jashtë vendit, ndërsa vetëm 10 mijë prej tyre janë pranuar për të marrë fletën e votimit në vendin ku ata jetojnë.
KQZ njofton se më shumë se 5,900 persona janë refuzuar nga komisioni, sepse nuk kanë paraqitur dokumente të rregullta që provojnë adresën në vendin ku kërkojnë t’u shkojë zarfi.
Ndërkohë nga të dhënat e deri tanishme rezulton se të paktën 1 në 3 persona nuk e ka kuptuar si duhet procesin, duke u kthyer në një nga mangësitë dhe problemet kryesore të aplikantëve
Mbi 590 shqiptarë kanë përdorur një pasaportë apo një kartë identiteti të skaduar, por regjistrimi u është bërë. Në 3 kërkesa vetëm 1 është grua, pasi të dhënat tregojnë për aplikues meshkuj 66 për qind dhe vetëm 34 për qind gra.
Afati i fundit, kur shqiptarët do të duhet të dërgojnë aplikimet është data 4 Mars. /Versus.al







