
Ka mbërritur këtë të mërkurë në Shëngjin anija me 27 emigrantë në saj të marrëveshjes me Italinë, të cilët pritet të transferohen në Gjadër. 27 emigrantëve u është refuzuar azili nga Brindisi ditëmn e djeshme dhe janë transferuar në vendin tonë.
Emigrantë të dëbuar mbërritën në Shëngjin edhe më 11 prill dhe 2 maj .
Ky është kontingjenti i tretë i emigrantëve që mbërrijnë në territorin shqiptar, si pjesë e dekretit të ri të qeverisë italiane, të cilët do të qëndrojnë në Gjadër deri në deportimin në vendet e tyre të origjinës, me një afat maksimal që nuk kalon 18 muaj.







