Një anije me 15 emigrantë nga Italia është ankoruar pasditen e së mërkurës, më 26 qershor, në portin e Shëngjinit. Mjeti lundrues ka mbërritur rreth orës 18:00, ndërsa menjëherë pas zbarkimit, emigrantët iu nënshtruan procedurave standarde në qendrën pritëse.
Pas verifikimeve të para, grupi do të transferohet drejt kampit të Gjadrit, ku do të vijojnë procedurat e mëtejshme të trajtimit dhe strehimit.
Ky është kontingjenti i katërt që mbërrin në Shqipëri në kuadër të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, të firmosur disa muaj më parë, e cila parashikon që emigrantët e shpëtuar në det nga autoritetet italiane të strehohen përkohësisht në Shqipëri. /Versus.al







