AKTUALITET /

Martuan vajzën që 12-vjeçe, prindërit kërkojnë lirimin e dhëndrit korçar

Familja e nuses kërkon lirimin e dhëndrit, nëna: "Edhe unë jam maruar 12 vjeçe..."

Shkruar nga Versus

Martuan vajzën që 12-vjeçe, prindërit kërkojnë

Ashtu si e ëma, edhe e bija që 12-13 vjeç kishte shkuar "nuse" në një familje të komunitetit rom në Korçë. Sot që vajza është 14 vjeç, në krahë mban një fëmijë, ndërsa lutet me lot në sy për lirimin e burrit nga burgu. Mbi supet e këtij të fundit rëndojnë akuza serioze; "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur". 

E mitura me lot në sy kërkon lirimin e babit të fëmijës. Ajo thotë se janë të lidhur prej një viti dhe familjet janë në dijeni. Sipas saj, nuk ka kush të punojë për të mbajtur fëmijën.

“Kam një vit që njihem me bashkëshortin. Jemi njohur në Elbasan. Ju thashë edhe prindërve të mi. Ata ranë dakord dhe kam një vit me të. Kam një fëmijë, përse ta arrestojnë. Ai s’më ka marrë me zor. Dua që të lirohet burri im, kush do më ushqejë mua po fëmijën tim?! Dua të ma lironi që sot. Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha. Punonte ai që më sillte për të ngrënë më shtëpi. Punonte dy punë edhe ditën edhe natën për të më sjellë bukë në shtëpi. Dua të ma lirojnë. Më kanë ardhur mami me babin nga Miloti, unë s’kam dhënë asnjë deklaratë në polici, por që dje jam njoftuar për burrin që e kam në polici”, tha e mitura për mediat.

Ndërkohë, edhe nëna dhe babai i 14-vjeçares kërkojnë lirimin e burrit të vajzës, por ndërkohë zbulojnë dhe diçka më shumë nga historia e tyre familjare.

Martuan vajzën që 12-vjeçe, prindërit kërkojnë

“Ka dashuruar vajza edhe ne kemi rënë dakord. Dua që dhëndri të dalë sa më shpejt. Ne kështu jemi martuar, të vogla. Edhe unë jam martuar 12 vjeç. Për ne nuk është problem mosha, ne në racën tonë martohemi të vogla. Vajzën tonë e kemi martuar me dëshirë. Ne jemi nga Elbasani dhe e kemi martuar vajzën në Korçë me dëshirë. Dua të dalë dhëndri sa më shpejt. Ai punon dhe mban nusen. Kur ka lindur është njoftuar policia për rastin. Në spital e ka shoqëruar vajzën bashkëshorti”, shprehet nëna e vajzës.

Martuan vajzën që 12-vjeçe, prindërit kërkojnë

“Jam babai i vajzës. Vajza është martuar me dëshirë, me nënë me babë i kemi dhënë leje që e martova në Korçë se unë jam nga Elbasani. Dhëndri nuk e mori me zor. Pasi ka lindur goca patëm probleme se më kanë marrë dhëndrin në polici. Vajza ka gati një vit e gjysmë e martuar. Dua që dhëndri të lirohet një orë e më parë se ne jemi romë dhe raca rome martohen të vegjël. Ja ku i kam unë kam 6 fëmijë. Unë vajzën time e martova, por shteti që hyn në këtë punë është pa arsye. Unë i them shtetit që të më lirojë dhëndrin. Erdha nga Miloti me familjen, këtu e kam dhe gocën dhe i them shtetit të më lirojë dhëndrin”, ka deklaruar për mediat babai i 14 vjeçares së bërë nënë pak kohë më parë.  

Poll