
Autoritetet shqiptare kanë kryer ekstradimin në Shqipëri të Aurelia Bratinau, 37 vjeçares nga Rumania e cila dyshohet se mashtroi një kompani shqiptare nëpërmjet emaileve fiktive.
Në vitin 2022, gjykata e Tiranës e ka dënuar 37 vjeçaren me 5 vite burg për veprën penale ‘mashtrimi kompjuterik’ dhe e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas hetimeve, gjatë periudhës mars-prill të vitit 2019, ajo përfitoi 33.500 euro duke mashtruar përfaqësuesit e një kompanie shqiptare sa itakon shitblerjes së pjesëve të automjeteve. Ajo u dërgonte emaile nga llogari me kredenciale të ngjashme me ato të llogarive me të cilët kompania shqiptare bashkëpunonte jashtë shtetit.
Zbardhja e kësaj skeme të mashtrimit kompjuterik u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë shqiptare dhe autoriteteve të Mbretërisë se Bashkuar. Arrestimi i të dënuarës, u bë në Gjermani dhe më pas nisën procedurat për ekstradimin e saj. Versus.al
