Tiranë- Dy raste mashtrimi me blerjen e apartamenteve janë goditur nga policia gjatë orëve të fundit. Në pranga kanë rënë dy persona.
Në rastin e parë, kemi të bëjmë me një mashtrim nga “sekseri” 31 vjeçar Mario Qose i cili përgjatë një viti i mori një 34 vjeçari shumën prej 75 mijë eurosh duke i premtuar se do të blinte apartament për llogari të tij.
Ndërsa në rastin tjetër, është arrestuar 48 vjeçari Nani Kolovani i cili akuzohet se e ka shitur apartamentin e tij tek dy blerës të ndryshëm. Në kërkim për këtë rast është shpallur edhe noterja Majlinda Demollari 57 vjeçe, e cila përpiloi dy herë të njëjtën kontratë shitje për apartamentin duke bashkëpunuar kështu me 48 vjeçarin. Versus.al







