AKTUALITET /

Matura 2025/ 27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit në gjuhën e huaj

Risi e këtij viti është fakti se do të ketë mësues të posaçëm për nxënës të cilët kanë probleme të lindura me dëgjimin. 140 maturantë me aftësi të kufizuara do kenë teste të personalizuara.

Shkruar nga Versus

Matura 2025/ 27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit në
Ditën e sotme mbi 27 mijë nxënës maturantë i nënshtrohen provimit të njohurive të mësuara përgjatë këtyre viteve në Gjuhën e Huaj. 

Provimi nis në orën 10:00 dhe si rregull zgjat jo më shumë se 2 orë e 30 minuta. Maturantët do të paraqiten në orën 08:30 në shkollat përkatëse të pajisur me kartë ID ose pasaportë. 

Është e ndaluar kategorikisht mbajtja e një celulari, madje dhe më herët autoritetet u kanë bërë thirrje maturantëve që t'i lënë celularët në shtëpi.

Më 10 qershor maturantëve u duhet të testohen në Gjuhën Shqipe, më 17 qershor në matematikë dhe më 24 qershor në Provimin me Zgjedhje në një lëndë që ata e përzgjedhin. 

Të gjitha provimet fillojnë në orën 10:00 dhe përfundojnë në orën 12:30.

Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme janë shpërndarë shumë më herët në të gjitha shkollat, duke i orientuar nxënësit për formatin dhe kërkesat e provimeve në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur për provimet e Maturës.

Procesi i hartimit, administrimit dhe vlerësimit të testeve do të realizohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA), duke siguruar standardet më të larta të transparencës dhe korrektësisë. Versus.al

Poll