AKTUALITET /

Me 8.5 kg kokainë të fshehura në bagazhin e makinës, arrestohen shqiptari dhe italiani! I "fundosi" nervozizmi

Pas shpjegimeve të tyre kontradiktore mbi arsyet e udhëtimit, policia urdhëroi kontroll në mjetin me të cilin udhëtonin italiani dhe shqiptari.

Shkruar nga Versus
Me 8.5 kg kokainë të fshehura në bagazhin e makinës,
Kontrolli i automjetit me të cilin udhëtonin të arrestuarit

Itali- Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga policia në Val Venosta të Bolzanos pasi janë kapur me 8.5 kilogramë kokainë të fshehura në një makinë që vinte nga Gjermania.

Mediat italiane shkruajnë se të dy shfaqën shenja nervozizmi sapo u ndaluan nga policia. Ndërsa shpjegimet e tyre kontradiktore për arsyet e udhëtimit, bënë që karabinierët të dyshonin prandaj përdorën qentë antidrogë për të kontrolluar mjetin.   Qentë Escott dhe Jumpa identifikuan, të fshehur në ndarjen e bagazhit, tetë blloqe që përmbanin gjithsej 8,581 kg kokainë.

Droga e cila nëse do të hidhej në treg do të skapte vlerën prej 1.5 milionë eurosh, u sekuestrua bashkë me automjetin ndërsa shqiptari dhe italiani u dërguan në paraburgimin e Bolzanos. Versus.al

Poll