Shkodër- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit, pranë pedonales ku një 32 vjeçar është kërcënuar me armë zjarri.
I riu ka deklaruar në polici se ka qenë duke ecur në pedonale në momentin kur dy persona me motor, i janë ofruar dhe i kanë drejtuar armën e zjarrit. Autorët ende nuk janë identifikuar nga policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre, ndërsa i riu ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd. Versus.al








