
Një lajm i kombshëm pushtoi faqet e gazetave belge ditëve të fundit ku thuhej se një shqiptar ishte gjetur i varur në një tabelë trafiku në Bruksel. Sipas mediave të huaja, kjo vrasje ishte e ngjashme me ato që përdornin kartelet meksikane ndaj kundërshtarëve të tyre.
Në media u aludua se 29 vjeçari, Bekim Halilaj nga Kukësi, mund të ishte i përfshirë në veprimtari kriminale. Por një gjë e tillë është mohuar nga vëllai i tij Redi Halilaj i cili gjatë një interviste për Top Neës ka thënë se vëllai i tij nuk është vrarë, por është vetëvarur për shkak të depresionit që e kishte kapluar.
Ai shtoi se 29 vjeçariu i ndjerë nuk kishte asnjë lidhje me grupe kriminale të trafikut të drogës.
“Kjo ngjarje nuk ka lidhje fare me ato që përfliten në media. Nuk e dimë çfarë problemesh ka patur, vetëm ai i ka ditur. Ai nuk e ka dhënë veten por mesazhi që ka dërguar na ka lënë të dyshojmë se shkaku ka qenë vetëm depresioni. Mua më ka dërguar mesazhe dhe kushëririt. Unë ju lutem mediave të mos na traumatizojnë sepse po merrem vetë me këtë situatë. Nuk ka patur lidhje as me drogë e gjëra të tjera. Është vetëm për shkak të depresionit. Kjo është vetëvrasje fatkeqësisht. Në trup nuk kishte as shenja dhune.”- tha ai. Versus.al







