AKTUALITET /

Me kokainë në mjet, e tradhëtuan nervat! Shqiptari spërkat makinën me parfum për të ngatërruar qenin antidrogë

Kokaina me vlerë 50 mijë euro ishte fshehur në një vend të modifikuar poshtë tapicerisë së bagazhit.

Shkruar nga Versus
Me kokainë në mjet, e tradhëtuan nervat! Shqiptari spërkat
Qeni antidrogë dhe vendi ku ishte fshehur droga

Itali- Ditë pas arrestimit të një emigranti shqiptar në Breshia ku u kap me 1.6 kg kokainë, karabinierët publikuan edhe pamjet e operacionit.

Brenda automjetit të tij tip “Golf” në pjesën e bagazhit, shqiptari kishte bërë një modifikim për të fshehur lëndën narkotike me vlerë 50 mijë euro. Mungesa e qetësisë së tij gjatë ndalimit nga policia, bëri që të ushtrohej një kontroll në makinë.

Pavarësisht qenëve të stërvitur antidrogë, karabinierët e patën të vështirë të gjenin drogën pasi shqiptari e kishte spërkatur gjithë makinën me parfum në rast të ndonjë kontrolli të beftë.

Por këmbëngulja e qenit antidrogë, zbuloi një çelës të vogël të fshehur në një vrimë poshtë tapicerisë që më pas të çonte te “modifikimi” i bërë në bagazh për të fshehur 2 blloqet e kokainës të mbështjella me natriban të kuq e të bardhë. Versus.al

Poll