
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 12 shkurt seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me tragjedinë e Gërdecit.
Sipas informacioneve, Mediu ka dorëzuar si arsyetim faktin se ndodhet në SHBA duke bërë disa ekzaminime mjekësore.
Pritet që në seancën e radhës të ketë një ballafaqim mes ish-ministrit dhe ekspertëve që kanë kryer ekspertimin tekniko-ushtarak.
Sa i takon arsyetimit të Mediut për mungesën e tij, prokurori i SPAK Klodian Braho tha se rekomandimi për ekzaminim mjekësor duhej të jepej nga mjeku i familjes dhe jo nga një spital privat.
Në sallën e gjyqit ka shpërthyer edhe Zamira Durda, nëna e një djali 7 vjeçar që humbi jetën nga shpërthimi i ndodhur në Gërdec.
“Kush i tha atij të rrinte 10 orë në radhë për Trumpin”- u shpreh Durda duke kërkuar që procesi të merrej më seriozisht. Versus.al








