AKTUALITET /

Mesazhet/ Martinin duhej të ishte dërguar tek QSUT-ja, tek Trauma nuk ka kirurg zemre

Shkruar nga Versus

Mesazhet/ Martinin duhej të ishte dërguar tek QSUT-ja, tek Trauma nuk

Makina private që mori 14-vjeçarin e ndjerë, Martin Canin ishte nisur për në QSUT, për shkak se ishte dhe më afër vendit të ngjarjes, por shërbimi i ambulancës pasi mori trupin adoleshentin e qëlluar me thikë nga bashkëmoshatari i tij, devijoi rrugën duke e dërguar te Spitali i Traumës.

Një qytetar ka denoncuar se te ‘Trauma’ nuk ka kardiokirurg fare as në organikën e spitalit dhe pasi ka mbërritur 14-vjeçari, kanë thirrur një kardiokirurg nga QSUT i cili padiskutim ka minimizuar edhe shansin që Martini të shpëtojë.

Sipas denoncimit, ambulanca e ka marrë rrugës Martinin teksa ai po transportohej drejt QSUT-së nga disa qytetarë, dhe më pas e dërgoi te Trauma aty ku nuk ka aparatura për të tilla sulme në zemër.

Kjo zgjidhje që ka bërë shërbimi i ambulancës, sipas denoncuesit është sikur të kapësh veshin e djathtë me dorën e majtë.

‘Te ushtaraku ka vetëm kirurg të përgjithshëm dhe kirurg ortoped ka. Dmth ka kardiokirurg të përgjithshëm që nuk di çfarë të bëjë me traumën e zemrës, maksimumi apendasit. S’ka as aparatura për këto trauma në zemër. S’ka as kirurg torokale që ndodh ndonjë gjë në fyt gjoks në mushkri pa zemrën. Kur vjen puna për intubime e marrin pacientin e fusin prap në ambulancë dhe e dërgojnë në QSUT, ndërkohë ai tu vdes’, thuhet në një denoncim të bërë në rrjet.

Mesazhet/ Martinin duhej të ishte dërguar tek QSUT-ja, tek Trauma nuk Mesazhet/ Martinin duhej të ishte dërguar tek QSUT-ja, tek Trauma nuk   Mesazhet/ Martinin duhej të ishte dërguar tek QSUT-ja, tek Trauma nuk  

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: