SPAK ka dhënë pretencën për disa prej të pandehurve në dosjen “Metamorfoza” ku ka të akuzuar për vrasje dhe trafik kokaine nga Amerika Latine. Të pandehur janë ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni dhe 5 të tjerë. Ata akuzohen për sigurim kushtesh per te kryer vrasjen e vëllezerve Edmond dhe Arben Nela si dhe per trafikimin e nje sasie kokaine nga vendet e Amerikës Latine drejt atyre te Bashkimit Europian. Në rast se shpallen fajtor, te akuzuarit do perfitojne ulje të 1/3 së dënimit.
PRETENCA:
Ismail Zeneli 15 vite burg/gjykim i shkurtuar 10 vite burg
Dedan Gjoni 13 vite burg/gjykim i shkurtuar 8 vite e 4 muaj burg
Bujar Gërmizi 10 vite burg/gjykim i shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg
A. C 7 vite burg/ gjykim i shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg
Besmir Murtati 12 vite burg/ gjykim i shkurtuar 8 vite burg
Albert Prenga 12 vite burg/ gjykim i shkurtuar 8 vite burg.
Më heret GJKKO ndau cështjen duke shpallur moskompetencën dhe kaluar në gjykatën e Tiranës, ish zyrtarin e policisë Erzen Breçani dhe ish-specialisten e interpolit Jonida Babameto. Versus.al







