AKTUALITET /

Minatori humbi jetën në minierë, arrestohen 2 teknikët! Policia: Nuk morën masa për siguri në punë

Ndërkohë është proceduar penalisht drejtuesi teknik i subjektit, 67 vjeçari R.P.

Shkruar nga Versus

Minatori humbi jetën në minierë, arrestohen 2 teknikët!

Dibër- Policia ka arrestuar dy punonjës teknikë të minisrës ku ditën e djeshme humbi jetën minatori 38 vjeçar Kujtim Dangri.

Në pranga kanë rënë, brigadier G.K 47 vjeç dhe tekniku B.C, 62 vjeç, të dy banues në Bulqizë. Gjithashtu është proceduar penalisht dejtuesi teknik i subjektit, 67 vjeçari R.P.

Viktima humbi jetën në vendngjarje si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor gjatë kohës që po punonte në galeri. Të arrestuarit akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhura për të garantuar kushtet e sigurimit teknik të punës në minierë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen. Versus.al

Poll