AKTUALITET /

“Ministri inekzistente, nëpër shkolla shitet drogë”, prindërit marshim për vrasjen e 14 vjeçarit: Kush na siguron për fëmijët?

Në marshim është vënë re një prani e lartë e qytetarëve, mes të cilëve mësues, prindër, gjyshër, nxënës dhe pedagogë.

Shkruar nga Versus

“Ministri inekzistente, nëpër shkolla shitet drogë”,

Qindra prindër janë bërë bashkë në një marshim të nisur nga shkolla “Fan Noli” pranë së cilës një nxënës 14 vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

Në deklaratat e dhëna për mediat shumë prej tyre janë shprehur se janë të pasigurt kur dërgojnë fëmijët në shkollë, teksa kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

“Kërkojmë dënim kapital. Nuk ka më logjikë të qëndrojmë kështu dhe të justifikohemi duke thënë hë se ishte i vogël. Jo! Sa bukur e mbante shpatën në dorë?!”

“Është një ditë zie për të gjithë shqiptarët edhe pse kryeministri Rama do të lajë duart me mbylljen e TikTok. Ne jemi të pasigurtë, jetojmë në një shoqëri që përjeton frikë dhe tmerr. Ministrja e Arsimit duhet të japë dorëheqjen urgjentisht. Kemi një ministri ineksiztente që nuk e dimë se çfarë bën dhe me çfarë marret. Ne ndihemi të pasigurt, çojmë fëmijët në shkollë ku rreth e qark shitet drogë. Kush më siguron mua që nesër vajza ime nuk do jetë viktimë?  Sot shoqëria shqiptare po përjeton një krizë të vlerave”- janë shprehur disa prej prindërve.

Të indinjuar qytetarët kanë vënë theksin tek mungesa e institucioneve shtetërore për vendosjen e rregullave të rrepta në shkolla, ndërsa sa i takon propozimit të bërë nga kryeministri Edi Rama për mbylljen e rrjeteve sociale, ata u shprehën se kjo nuk është zgjidhja e problemit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: