AKTUALITET /

Miq me Klaudio Prendin, zbardhet dëshmia e policëve që ishin në lokal me të

Shokët e tij, të cilët janë edhe efektivë policie, kanë deklaruar se ishin me të para se të ndodhte ngjarje, por nuk ishte i shqetësuar dhe nuk ka treguar për ndonjë problem.

Shkruar nga Versus
Miq me Klaudio Prendin, zbardhet dëshmia e policëve që ishin
Klaudio Prendi

Janë marrë në pyetje shokët e Klaudio Prendit, 28 vjeçarit i cili mbeti i vrarë nga një attentat ditën e djeshme pas mesnatës.

Shokët e tij, të cilët janë edhe efektivë policie, kanë deklaruar se ishin me të para se të ndodhte ngjarje, por nuk ishte i shqetësuar dhe nuk ka treguar për ndonjë problem.

Ata kanë treguar se qëndruan së bashku për rreth dy orë në një bar kafe në zonën e Xhamllikut në Tiranë, e më pas kanë lëvizur në drejtime të ndryshme.

“Kur po shkonim te makinat tona, dëgjuam për ngjarjen, nuk pamë asgjë”, kanë deklaruar miqtë e tij.

Gjatë kontrollit të makinës qe u dogj në Farkë, efektivët kanë gjetur edhe armën e llojit pistoletë.

Sot 28-vjeçarit Klaudio Prenga i jepet lamtumira e fundit.

 

Poll