AKTUALITET /

Mjeti në Devoll përmbyset dhe merr flakë, kalimtarët e rastit shpëtojnë 3 të rinjtë

Mësohet se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit të makinës.

Shkruar nga Versus
Mjeti në Devoll përmbyset dhe merr flakë, kalimtarët e
Foto nga vendngjarja

Devoll- Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Hocisht-Gracë ku një automjet doli nga rruga dhe u përmbys duke u përfshirë më pas nga flakët.

Shoferi i makinës humbi kontrollin gjatë qarkullimit, ndërkohë që brenda automjetit udhëtonin edhe 2 persona të tjerë. Si pasojë e aksidentit, tre të rinjtë pësuan lëndime, por fatmirësisht gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Pas përmbysjes mjeti u përfshi nga flakët duke rrezikuar të rinjtë, por me ndërhyrjen e kalimtarëve të rastit, 3 personat u nxorrën nga makina. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse të Bashkisë Devoll, të cilat kanë  bërë të mundur shuarjen e flakëve. Versus.al

Poll