Tiranë- Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë nën akuzën e përfshirjes në pengmarrjen e një të mituri më datë 1 gusht në rrugën ‘Fushë Krujë-Vorë’.
Në pranga kanë rënë: E. K., 33 vjeç dhe D. K., 22 vjeç, të dy banues në Krujë. Ndërsa janë shpallur në kërkim E. K. dhe A. Z.
Dy të arrestuarit pas një konflikti për motive të dobëta, kanë marrë peng me makinë të miturin, ndërsa dy personat e shpallur në kërkim kanë goditur me grushte të miturin dhe 2 persona të tjerë 22 dhe 36 vjeç duke u kërkuar që të tërhiqnin kallëzimin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al







