Gazetari Osman Stafa ka publikuar biseda të reja mes mjekëve të spitalit të Onkologjikut në QSUT ku tregohet se me çfarë papërgjegjshmërie totale janë trajtuar pacientët që vuanin nga kanceri.
Kjo është pjesa e tretë e një serie mesazhesh të zbardhura në grup chat-in e mjekëve, biseda të cilat datojnë që nga viti 2019. Këtë herë në bisedën e zhvilluar mes mjekëve në maj të vitit të kaluar mes kryeinfermierit dhe një jeku onkolog, theksohet mungesa e medikamenteve dhe zgjidhja e gjetur nga mjekët për këtë problem është mos-rekomandimi i këtyre ilaçeve tek pacientët e sëmurë me kancer.
Postimi i plotë i gazetarit:
PJESA 3 / ONKOLOGJIKU SPITALI I VDEKJES
SOT PO ZBARDH BISEDA TE REJA MES MJEKEVE, QE FLASIN PER MUNGESAT E KIMIOVE NE ONKOLOGJIK.
E POHUAR NGA MJEKET NE CHAT-GRUPIN E TYRE TE PUNES! S'KA MEDIKAMENTE PER 2 MUAJ. QE DO TE THOTE S'KA TRAJTIM PER PACIENTET PER 2 MUAJ. PO ASHTU PER 2 MEDIKAMENTET QE MUNGOJNE, MJEKU B.K (MJEK ONKOLOG DHE PERGJEGJES NJESIE) THOTE SE PER RASTET E REJA PER KANCER KY MEDIKAMENT NUK DO TE REKOMANDOHET. KJO ESHTE CMENDURI! MJEKET ONKOLOGE, NUK DUHET TA PRANONIN KETE REALITET. ESHTE VRASJE!
[24.5.23, 9:57:03 AM] AR(kryeinfermier): Erlotinibi eshte mungese dhe nuk do ket deri nga korriku besoj me ca me kan thene! Mos me coni mua familjare dhe paciente.
[25.5.23, 9:20:37 AM] AR(kryeinfermier): Miremengjes! *Cetuximabi* eshte mungese dhe as nk pritet qe te vije per momentin.
[30.5.23, 1:22:29 PM] AP(mjek onkolog): A ka cetuximab
[30.5.23, 1:22:46 PM] AR(kryeinfermier): Jo
[30.5.23, 1:23:21 PM] AP(mjek onkolog): A do vije?
[30.5.23, 1:23:49 PM] AR(kryeinfermier): Nuk pritet per momentin
[1.6.23, 8:27:10 AM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): mmgj. Duken u nisur nga mbledhja e djeshme nendrejtorine Qsut per problemet e mungeses se ilaceve sot deri ne oren 13 duhet qe secili te me sjelle nje informacion per barnat Cetuximab ,Erlotinib ,Gemcitabine,Bevacizumab .Kërkohet nr i pacienteve ,. mosha , ecuria e trajtimit .arsyet e fillimit të trajtimit .
Ceshtja 2 .
cetuximab dhe erlotinib nuk do të kemi per 2 muajt ne vazhdim ,qe do te thote se edhe raste te reja nuk do te rekomandohen . Futjuni punes se na zuri dreka .
[1.6.23, 8:31:10 AM] AP(mjek onkolog): Me ca do merremi sot? Kopshtari?
Skandali te Onkologjiku u zbulua në qershor të këtij viti ku hetimet e prokurorisë së Tiranës zbardhën një dosje voluminoze të mjekëve dhe stafit të spitalit të përfshirë. Në dosje tregohej qartë sesi në bashkëpunim me njëri-tjetrin mjekët nuk ofronin shërbim për pacientët e sëmurë me kancer dhe i drejtonin në klinikë dhe farmaci private ku më pas u merrnin shuma të mëdha për operacione apo ilaçe të cilat duhet të jepeshin nga shteti falas. Skema kriminale u mor në dorë nga SPAK dhe aktualisht, mjekët e përfshirë Edmond Gashi, Alketa Pere si dhe ish-zv drejtoresha e QSUT Brikena Qirjazi janë nën arrest shtëpie. Versus.al







