AKTUALITET /

Moti i keq, tërhiqet uji në disa zona dhe lë pas dëme të shumta

Shkruar nga Versus

Moti i keq, tërhiqet uji në disa zona dhe lë pas dëme

Situata në vend po shkon drejt normalizimit dhe tërheqjes së ujit në shumë zona pas reshjeve të shiut që zgjatën për 1 javë rresht.

Pas daljes nga shtrati të lumenjve të Vjosës, Semanit dhe Shkumbinit u përmbytën shumë zona në jug të vendit. Pas tërheqjes së ujit nga tokat bujqësore do të bëhet edhe vlerësimi i dëmit të shkaktuar.

Bilanci i përmbytjeve:

Në Fier, toka bujqësore: 1.2 hektarë luleshtrydhe, 11 hektarë ullishte, 4 hektarë jonxhë, 4 hektarë drithëra.

Në Vrion të Sarandës, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit, dëmet në stallat e bagëtive të imëta janë shumë të mëdha. Ndërsa baza ushqimore është dëmtuar plotësisht.  Gjysma e krerëve të bagëtive janë mbytur.

Ndërkohë, në disa rrugë të vendit ka patur rrëshqitje dherash si pasojë e motit të keq. Në rrugën Qukës-Qafë Plloçë vijojnë punimet për hapjen e aksit të bllokuar nga rënia e masivit shkëmbor. Segmenti rrugor është devijuar në një korsi të re e hapur nga kontraktori disa ditë para ngjarjes duke lënë të kuptohej se një situatë e tillë ishte e pritshme. Versus.al

Poll