AKTUALITET /

Mungesa e punonjësve, nga Filipinet ‘shpëtimi’ për turizmin! Ambasadori: Gati marrëveshja!

Shkruar nga Versus

Mungesa e punonjësve, nga Filipinet ‘shpëtimi’ për

Shërbimi në strukturat akomoduese në Shqipëri nga resortet, hotelet, baret e restorantet këtë vit pritet t'i 'besohet' në shumicë dërrmuese punonjësve nga Filipinet.

Ambasadori i Filipineve në Shqipëri Neal Imperial, tha për Report TV se marrëveshja bilaterale mes dy qeverive do të nënshkruhet këto muaj, dhe në fokus do të jetë turizmi.

“Tashmë jemi në fazë të avancuar të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe fatmirësisht në muajt në vijim do ta firmosim. E dimë që keni bum në sektorin e turizmit dhe keni nevojë për shumë punëtorë sidomos në pikun e sezonit dhe mendoj se të dy vendet përfitojnë nga ky bashkëpunim”, shprehet ambasadori filipinas.

Negociatat e qeverisë shqiptare me atë filipinase për të marrë punonjës kanë nisur që prej 1 viti, dhe tashmë kanë hyrë në një fazën e konkretizimit. Fillimisht nga qeveria shqiptare u deklarua se pritet të marrin prej andej 40 mijë punonjës të kualifikuar që do të punësohen në turizëm dhe në sektorin e manifakturës.

Pa dhënë shumë detaje mbi numrin e punonjësve që pritet të rekrutohen nga Shqipëria, ambasadori Imperial thotë se vendi është tërheqës për filipinasit.

“Ka një numër në rritje të filipinasve në Shqipëri që punojnë në sektorin e shërbimeve dhe hotelerisë. Mendoj që ka interes të madh për filipinasit që të punojnë në Shqipëri. Tashmë janë rreth 1500 filipinas që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri dhe ai numër do të rritet sapo të nënshkruajmë marrëveshjen dypalëshe”, u shpreh ambasadori Imperial.

Së fundmi Departamenti i Punonjësve Migrator në Republikën Filipine ka njoftuar zyrtarisht qytetarët për mundësi të reja punësimi në Shqipëri. Kërkesa e Shqipërisë sipas departamentit është për 20 mijë punonjës për fushën e turizmit. Report TV mësoi pak ditë më parë se qeveria ka nisur negociatat për të marrë punëtor edhe nga Indonezia.

Po për të mbushur boshllëkun e krijuar në tregun e punës nga mungesa e punonjësve, ndikuar prej emigrimit të shqiptarëve, muajin e kaluar qeveria rishikoi ligjin për të huajit për të lehtësuar procedurat e aplikimit për ata që duan të punojnë në Shqipëri.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: