AKTUALITET /

Naim Murseli u dënua me burgim të përjetshëm, vëllai i Liridona Ademajt: Vendimi na lehtësoi sadopak dhimbjen!

Shkruar nga Versus
Naim Murseli u dënua me burgim të përjetshëm, vëllai i
Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murseli dhe Granit Plavën për vrasjen e Liridona Ademaj, ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vite burg.

Pas shpalljes së vendimit, familjarët e viktimës kanë reaguar të emocionuar, duke shprehur se drejtësia u vendos dhe se vendimi sjell një lehtësim të pjesshëm për dhimbjen e tyre.

Në një prononcim për mediat, vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, tha se që nga fillimi kanë besuar se krimi është organizuar nga të dënuarit dhe se vendimi i gjykatës përfaqëson një formë drejtësie për të dhe familjen.

“Sot është ajo që kemi thënë që nga fillimi: Naimi dhe Kushtrimi e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim nuk shkon vetëm për ne, por për Liridonën dhe fëmijët e saj që nuk do ta shohin nënën e tyre për jetë. Për Kushtrim Kukollën, për këtë mund të flasë avokati se çfarë dënimi kemi pritur për të.

Vendimi i sotëm sadopak na ka lehtësuar dhimbjen, ka qenë i pritur nga gjithë populli shqiptar dhe jo vetëm familja”, u shpreh ai./Versus.al

Poll