Një shpërthim i fortë është regjistruar në fshatin Matohasanaj, në Tepelenë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, njëri prej të lënduarve është identifikuar si Xhuljo Salaj, ndërsa të dy kanë pësuar dëmtime serioze nga shpërthimi dhe janë transportuar me urgjencë drejt Tiranë për mjekim të specializuar.
Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një rast të një bombe të pashpërthyer, e cila është ndeshur rastësisht nga dy personat e plagosur dhe ka shpërthyer.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të incidentit./Versus.al

