
Një ngjarje e pazakontë ka shqetësuar banorët në Lushnjë, pasi është konstatuar dëmtimi dhe gërmimi i një varri ku preheshin eshtrat e një gruaje të ndarë nga jeta prej rreth 17 vitesh.
Pas hetimeve, Policia e Shtetit ka bërë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Edison Ngresi, 36 vjeç.
Sipas njoftimit zyrtar, ai vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka pranuar se ka gërmuar në varr, por nuk ka dhënë shpjegime për motivin e veprimit të tij.
Ngjarja është zbuluar fillimisht nga punonjësi i mirëmbajtjes së varrezave, i cili ka konstatuar dëmtime në pjesën e sipërme të varrit dhe ka njoftuar menjëherë policinë.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Pamje nga varrezat e dëmtuar nga 36 vjeçari:
View this post on Instagram

